Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të mos zgjatur hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar edhe PD.
Përmes deputetit democrat Flamur Noka, PD shprehet se ky vendi, ishte i paralajmëruar.
“Është plotësisht në shërbim të tj. PD ka paralajëruar se Saimir Tahiri do të shfaqësohet nga akuza për trafikdroge dhe këtij skenari i shërbeu edhe vendimi sot. Pastaj përdori Arta Markun për të shpërbërë grupin e prokuroreve që u vendos në kundërshtim të ligjit.
Kjo do të thotë se nëse brenda 3 javëve Mali i Zi nuk kthen përgjigje dosja do të kthehet e paplotë.
Me mbështetje të Edi Ramës ai kërcënoi çdo polic që të mos vazhdojë hetimet ndaj tij. Të mos lejojnë që një kriminel si Saimir Tahiri të mos shpëtojë pa u ndëshkuar.”, tha ai.