“Vetëm kur të kalojnë mbi trupat tanë”, opozita paralajmëron Ramën gjatë protestës së Astirit

Hënë, 11 February 2019 17:04

Banorët e Astirit vijojnë protestën e tyre të përditshme kundër vijimit të projektit për ndërtimin e Unazës së Re pasi sipas tyre ai është korruptiv dhe dëmton pa të drejtë banesat dhe bizneset e tyre.

Në ditën e 100 të protestës ata janë shprehur me të vendosur se kurrë për të vijuar rezistencën e tyre deri në anullimin e plotë të projektit i cili parashikon që të shemben mbi 300 banesa dhe biznese në zonën ku është parashikuar që të klalojë rruga.

Ata kanë hedhur akuza të forta kundër kryeministrit Rama dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj duke bërë të ditur se më 16 shkurt do ti bashkohen protestës së thirrur nga opozita.

Protestës së tyre i është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu Iicili gjatë fjalës së tij u shpreh se partia të cilën ai përfaqëson do të demaskojë çdo vjedhje të qeveris.

Sipas tij opozita ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe kjo do të tregohet më qartë gjatë ditëve në vijim, gjë e cila sipas Balliut tregon se ka ardhur koha që qevria e ciola drejtohet nga Edi Rama të rrëzohet dhe kjo ka paralajmëruar ai do të ndodh me 16 shkurt.

Balliu u shpreh se fadromat do të hyjnë për t’ju shembur banesat banorëve të Astirit vetëm në qoftë se ato kalojnë mbi trupat e deputetëve të opozitës.

“Do të demaskohet çdo vjedhje e qeverisë sepse Partia Demokratike nuk është këtu për të bërë deklarata, por për t’ju dhënë mbështetje këtyre banorëve dhe ta dinë se fadromat do të hyjnë këtu kur të shkelin mbi trupat e deputetëve të opozitës. Ne çdo ditë e më shumë kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve të cilën shumë shpejt do të shikoni që do të jetë më e hapur.

Me datë 16 është dita kur qytetarët do të marrin në dorë fatet e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Edi Rama nuk do të mund të ndalojë dot me kamionët e dhuruar nga Erdogani protestën e banorëve këtu. Këtu është vërtetuar ndër të tjera edhe fakti tronditës se drejtësia ka rënë, se këtu nuk ka as kryeministër, as kryetar bashkie. Kjo tregon se ka ardhur koha që të rrëzohet kjo qeveri, vendi jonë është marrë në dorë nga argatëve të Serbisë, nga këlyshët e Enver Hoxhës, është marrë në dorë nga tradhëtarët e kombit. Me 16 shkurt do të marrin përgjigjen e merituar nga qytertarët e këtij vendi”, – u shpreh ndër të tjera Klevis Balliu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...