Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi shprehet se nëse opozita arrin të trondisë qeverinë Rama përmes protestës së të shtunës, atëherë zgjedhjet locale dhe ato parlamentare do duhet të bëhen bashkë brenda fundit të këtij viti.
I ftuar në Oraneës, Shehi tha se protesta nuk do të përmbajë fjalime të gjata të liderëve politikë të opozitës dhe se nëse tubimi do të ketë sukses, atëherë I hapet një derë mundësisë për të diskutuar mbi një “përmbysje të madhe”.
Shehi: Unë do të isha që të bëheshin dy palët e zgjedhjeve në fund të vitit nëse teza jonë politike do të dominojë ditën e shtunë dhe në vazhdim. Ndryshe duhet të shohim skema të tjera.
Do të mbarojmë njëherë demonstratat. Jam i bindur që do të kemi sukses. Pas asaj hapen rrugë të reja politike dhe negociatat dhe diskutimet do të jenë mbi kushte të reja politike.
Nuk bëhet fjalë të shkëmbëjmë karriget, nuk mjafton më rrotacioni për ta nxjerrë Shqipërinë nga llumi.Duhet një përmbysje e madhe, përmbysja nuk bëhet me këtë sistem. Këtë i propozoj Bashës, shpresoj ta thithë si ide