Nga Lindita Metaliaj/
Humoristi i bajatshem,gënjeshtari dhe mashtruesi i rilindjes na nderoi me vizitën e tij!
Rama erdhi në Lezhë dhe pyetjes së lezhjanëve pse në gjashtë buxhete shteti (buxhetet e viteve 2014-2019) Lezha nuk ka marrë investime, iu përgjigj me shakara të cilat bëjnë për të qeshur vetëm atë.
Po ta shihnit, pas shakasë, qesh vetëm ai vetë, pastaj qeshin edhe të tjerët që të mos e lënë të duket keq.
Ky e lë Lezhën pa investime për pesë vite me radhë, pastaj në vitin e gjashtë, vjen edhe thotë se po ju jap disa lek të vogla si lëmoshë
Dhe këtë e bën sepse është vit elektoral, ka zgjedhje. Pra ky mendon se mund ta braktisë Lezhën për pesë vite dhe, në vitin e gjashtë të vijë e ta blejë lirë, me pak lek të vogla.
Lezha meriton më shumë, sepse Lezha nuk është vend i humbur. Lezha është vend me burime, me det, me pyje, me fusha prodhuese; me njerëz të talentuar të cilët po u mbështetën munden t'i japin Lezhës pasuri dhe prestigj. Pra është vend i rëndësishëm.
Dhe prandaj Lezha meriton investime madhore në çdo vit buxhetor, jo vetëm dy-tre gjëra të cilat janë tejet të vogla krahasuar me shumën e miliarda eurove të gjashtë buxheteve, edhe këto, vetëm një herë në pesë vjet.
Ky është dhe gënjeshtar profesionist, sepse thotë "Tani po fillojmë", a thua se kjo është dita e parë e qeverisjes dhe jo viti i gjashtë i qeverisjes.
Epoka e turpshme e këtij gënjeshtari dhe tutori tutorësh, protektori trafikantësh, epoka e turpshme dhe e pisët e këtij politikani që qytetarëve ju merr para dhe jua kthen me batuta, duhet të marrë fund, duhet të mbarojë. Shqiptarët duhet të lehtësohen nga barra e rëndë e cila ju ka rënë përsipër.
Me 16 shkurt, të gjithë së bashku, nisim rrugën e lehtësimit nga kjo barrë, kalimit me qeveri tranzitore për të shkuar në zgjedhje të lira.
Ne do fitojmë!
Shqiptarët e bashkuar do fitojnë!
16 shkurti#dita e ndryshimit.