Flet Paloka: Falë Zotit ia hodha bojën në gojën e zezë që ka

E Enjte, 14 February 2019 21:31

Nënkryetari i Kuvendit njëkohësisht deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka shpjeguar pse hodhi bojën e zezë në fytyrën e kryeministrit Edi Rama. Në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” Paloka tha se ishte veprim i mirëmenduar. Sipas tij Rama nuk fyen vetëm atë, por edhe shqiptarët.
“Fatkeqësisht na është hequr sot si viktimë. Ai kryeministër për fat të keq nuk i ka votat eshqiptarëve për të qënë atje. Unë nuk fyem nga ai personalisht, e njoh mirë unë atë. Ai fyen shqiptarët. Më thotë thuthuq, ky jam unë, nuk besoj të jetë krim të jesh thuthuq. Veprimi im ka qenë i supermenduar, ka qënë bojë shkrimi. E kam menduar që nga boja dhe si nga ngjyra. Më ndihmoi edhe Zoti që ia hodha në gojën e shpifur që ka” tha Paloka.

Login to post comments