Ja si do jetë protesta e opozitës, Kryemadhi: Rama është minorancë, ka 48% të votave

E Enjte, 14 February 2019 21:20

E pranishme në emisionin “Opinion”, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur reth protestës të së shtunës.

Sipas saj, protesta e 16 shkurtit është protesta e halleve të shqiptarëve.

“Protesta e së shtunës është protesta e halleve shqiptare, e 400 mijë të rinjve që kanë ikur nga Shqipëria, e bizneseve të vogla që kanë falimentuar, e banorëve të Unazës së Re që iu grabit prona, e të gjithë mjekëve e infermierëve, e policëve që nuk marrin orët shtesë. Protesta e 16 shkurtit kanë në thelb një gjë, negociatat me Bashkimin Europian. Moshapja e negociatave më 23 qershor dhe hapja për Maqedoninë para Shqipërisë do të jetë fatale”, u shpreh Kryemadhi.

“Një njeri që bullizon deputetët, ministrat, shqiptarët nuk mund të mbajë peng shqiptarët”, shtoi kryetarja e LSI-së.

Sipas saj, protesta e 16 shkurtit do të jetë më paqësorja dhe më e forta sa i përket reagimit qytetar.

Modifikuar më E Enjte, 14 February 2019 21:35
Login to post comments