Rama strehohet në Vlorën që e ka gënjyer më shumë

Premte, 15 February 2019 12:55

Ndërkohë që e gjithë Shqipëria do të mblidhet nesër në Tiranë për ti thënë përfundimisht jo krimit që ka zaptuar vendin dhe për të nisur një epokë të re zhvillimi, Rama si një frikacak model ka zgjedhur të fshihet nga popullit i tij.

Rama ka urdhëruar shpikjen e një aktiviteti dhe ka planifikuar fshehjen e tij në Vlorë.

Është absurde kur e mendon se ky njeri zgjedh të fshihet në qytetin ku është zgjedhur si deputet dhe gjatë gjithë këtyre 6 viteve ka bërë gjithçka për ta shkatërruar atë.

Rama e ka bërë Vlorën qytetin e vrasjeve. Siguria atje është në ditët më të zeza në histori. Rama ia dorëzoi Vlorën krimit, Habiljave dhe Saimir Tahirit.

Që prej ditës kur Rama mori pushtetin Vlora është shndërruar në qytetin e skafeve, trafiqeve dhe drogës.

Në çdo projekt që gjoja ka implementuar atje Rama ka bërë vjedhje galopante, siç është ajo në Lungomare.

Ndaj Rama do t’i duhet ta shikojë me kujdes këtë çështjen e fshehjes në Vlorë. Ashtu siç në të gjithë Shqipërinë edhe në Vlorë mezi po presin që Rama të shporret.

Modifikuar më Premte, 15 February 2019 13:04
Login to post comments