Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook ndaj qëndrimeve të kreut të qeverisë Rama në lidhje me Kosoven dhe kufijtë e saj.
“Ndonëse s'ka asnjë tagër të flasë për token e Kosovës, Edi Rama në funksion të detyrave, që merr nga pjesët më të erreta dhe të egra antishqiptare shfaqet si kamikaz anti Kosovë”.
“Në mendjen e Edi Rames është e pakuptueshme se si Trepça dhe Ujmani si pasuri kolosale të mos jepen me konçesion dhe të grabiten në mënyrë të pamëshirshme prej tij dhe çdo hajduti tjetër këndej e andej kufirit”, shkruna Vasili në facebok
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se do të japë kufijtë e Kosovës si koncesionet në Shqipëri. Vasili thotë se Rama është deklaruar armik i betuar i integritetit territorial dhe kushtetues të Kosovës.
Ja postimi tij i plotë:
Edi Rama gati te jape kufijte e Kosoves si koncesionet ne Shqiperi.
Edi Rama tashme publikisht u deklarua si armik i betuar integritetit teritorial dhe kushtetues te Kosoves te fituara me sakrifica çnjerezore pas dekadash te tera perndjekjeje, masakrash e lufterash pa fund.
Ndonese s'ka asnje tager te flase per token e Kosoves, Edi Rama ne funksion te detyrave, qe merr nga pjeset me te erreta dhe te egra antishqiptare shfaqet si kamikaz antiKosove.
Ne mendjen e Edi Rames eshte e pakuptueshme se si Trepça dhe Ujmani si pasuri kolosale te mos jepen me koncesion dhe te grabiten ne menyre te pameshirshme prej tij dhe cdo hajduti tjeter kendej e andej kufirit.
Shqiperia ka qene ne shekuj e palekundur ne krah te Kosoves ne cdo hall te madh te saj.
Eshte hera e pare qe nje renegat ne krye te qeverise se Shqiperise merr misionin te demtoje dhe zhbeje Kosoven.
Asnje shqiptar i vetem nuk eshte ne krah te Edi Rames ne axhenden e tij te ndyre antiKosove.
Ne 16 shkurt cdo qytetar proteston per veten dhe sivellain e tij ne Kosove.
16 shkurti eshte me shume se mision,me shume se detyre,me shume se patriotizem!!