Policia t’i përgjigjet shqiptarëve/ Ku janë kriminelët që do vinin në protestë? A i zutë?

Saturday, 16 February 2019 17:58

Nga përfundimi i protestës së opozitës në orën 16 00, policisë së Shtetit i mbetet detyrim ti përgjigjet interesit të shqiptarëve se ku janë kriminelët që do të vinin në Tiranë më 16 shkurt dhe bashkë me opozitën do krijonin klimë destabiliteti për kryeqytetasit.
Jo një herë, por disa ditë rresht, policia e Shtetit si një vegël politike, dukshëm nga formulimi i deklaratave, njoftonte shqiptarët se opozita do të sjellë në Tiranë njerëz të inkriminuar.
Por çfarë rezultoi sot dhe pse policia e ka për detyrë tani ti kthejë një përgjigje shqiptarëve?
Në përfundim të protestës 5 orësh të mijëra qytetarëve të mbledhur para godinës së kryeministrisë dhe të shtrirë në Bulevard, policia nisi marrjen e provave në terren, një procedurë normale. Nga këqyrja e zonës nga grupet hetimore, ata gjetën vetëm disa bidonë uji dhe copa të thyera të kërpudhës së kryeministrisë. E vetmja gjë e rëndë dhe luftarake që u gjend ishin predhat e tymuesve të lëshuara nga garda e Republikës kundër protestuesve.
Policia ka filmuar edhe protestuesit e irrituar që hoqën rrjetën te skela e “diskos” së Ramës, ata mund të konsiderohen njerëz të inkriminuar, banda që do të krijonin klimën e destabilitietit në vend?
Policia gjithashtu ka kontrolluar imtësisht të gjitha autobusët, personat që udhëtuan për në Tiranë, ka mbajtur shënime, madje edhe mbrëmjen e 15 shkurtit një operacion i fshehtë u ushtrua nëpër hotelet e kryeqytetit se mos ndoshta “bandat kriminale” do të kishin udhëtuar një ditë para protestës. Po për këto shënime e kontrolle që ka ushtruar, a ka një rezultat për personat e inkriminuar që do të destabilizonin vendin?
Janë pyetje që ngrihen për këtë polici, që deri para nisjes së protestë njoftonte në media se Tirana në 16 shkurt do të bëhej vatër e kriminelëve.
Sigurisht që shqiptarët po e presin një përgjigje për të gjithë alibinë e krijuar nga policia, do të presin në shenjë të transparencës, e nëse një përgjigje me kriminelë të identifikuar nuk do të ketë, atëherë dikush nga policia të dalë e të tregojë se njoftimet shpërndarë për mediat vinin nga zyra politike e Edi Ramës./ REDAKSIONALE

Modifikuar më Saturday, 16 February 2019 18:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...