‘Shkelje të rënda të ligjit’.
Kështu i cilëson ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani veprimet e Policisë së Shtetit pas përfundimit të protestës së shqiptarëve.
‘Policia është e motivuar qartësisht nga URREJTJA politike dhe jo nga ligji!’, shkruan ndër të tjera Manjani.
Reagimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook:
Sjellja e policisë post proteste, duke shoqëruar njerëz përdhunisht e kontrolluar banesa pa vendim gjykate dhe duke i goditur me duar të lidhura është haptazi e PA LIGJSHME!
Policia është e motivuar qartësisht nga URREJTJA politike dhe jo nga ligji!
Nuk kontestoj aspak arsyet e shoqërimit në polici, por mënyrën dhe shkeljet e rënda të ligjit.
Kujtoj edhe njëherë se asnjë punonjës policie nuk u prek dje nga protestuesit.
Nëse tek kjo lloj policie ka investuar fytyrën e tij Sandër Lleshi, është momenti ti vijë TURP!