Kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar shqiptarët e Kosovës për Pavarësinë.
‘Së bashku me urimin sot është dita për të kujtuar me krenari dhe mirënjohje të thellë kombëtare të gjithë ata që për dekada kanë punuar dhe sakrifikuar për këtë arritje’, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në mesazhin e tij.
Sot në përvjetorin e 11 të Pavarësisë së Kosovës, arritjes së dytë më të madhe kombëtare të historisë së shqiptarëve, ju dërgoj një urim të përzemërt vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë.
Së bashku me urimin sot është dita për të kujtuar me krenari dhe mirënjohje të thellë kombëtare të gjithë ata që për dekada kanë punuar dhe sakrifikuar për këtë arritje.
Le të shërbejë ky kontribut si amanet i madh për të gjithë ne sot, që me vendosmëri, përkushtim dhe qartësi strategjike, të vazhdojmë rrugëtimin e përbashkët në mbrojtje dhe fuqizim të pavarësisë, sovranitetit dhe vlerave e të ardhmes euroatlantike të Kosovës si interesi më i lartë kombëtar i shqiptarëve në Ballkan.