Kreu i PD-së Lulzim Basha tha se do i propozojë grupit parlamentar djegien e mandatave parlamentare si një mesazh i qartë i ardhur dje nga protesta e opozitës.
Duke iu falënderuar për besimin e demonstruar dje ju siguroj se kam dëgjuar dhe kuptuar mesazhin tuaj. Kështu nuk vazhdohet më, kupa është mbushur dhe është derdhur, thika ka shkuar në palcë dhe koha e fjalëve ka mbaruar. ne nuk do vazhdojmë të jemi fasadë e një parlamenti.
Ndaj unë jam sot këtu për tju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj. ndaj kam vendosur t'i propozoj grupit parlamentar djegien e mandatave parlamentare”.