Antimitingjeve të Ramës u mungon vetëm busti i Enverit

Diel, 17 February 2019 18:41

Të gjithëve u kujtohet viti 1991. Teksa opozita e re e vendit, Partia Demokratike, nisi mitingjet e para në vend,  komitetet e PPSH-së, në rrethet ku kishin mbështetje, organizonin antimitingje. Pra aty ku kritikohej apo thuhej një e vërtetë për Enver Hoxhën, këta hynin dhe thërrisnin për të. Pas rrëzimit të shtatoreve të Enver Hoxhës në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, si dhe dhjetëra e qindra busteve në mbarë vendin, Partia e Punës organizoi falangat enveriste në rrethet ku kishte më shumë mbështetje. Persekutorë e njerëz të gënjyer e pa formim, me buste të vegjël e të bardhë, qanin e lëshonin histori në emër të mbrojtjes së Enver Hoxhës. Një rast të ngjashëm imitoi edhe Edi Rama. Ai ditën e mitingut të opozitës në Tiranë udhëtoi në Vlorë. Bëri bashkë administratën e vet, si dhe nostalgjikë komunistë dhe zhvilloi një miting i cili ndryshe nga ato të vitit 1991 ishte modernizuar me teknikën koreanoveriore të skenografisë. Rama në këtë takim sulmoi “armikun e klasës”. Regjisë së tij i mungoi origjinali, Enveri, si dhe parullat komuniste me unitet, shtrëngim radhësh, çarje bllokade, etj. Rama që qeveris nëpërmjet fiksimit, propagandës dhe rrjepjes, la mangët vetëm Enverin. Ata që kish mbledhur aty e kishin në zemër në fakt. Nuk mund të ketë Shqipëri evropiane me Enver në zemër e në kokë. Siç duket do kemi antimitingje të tjera si ky stil.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...