"Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi"

Diel, 17 February 2019 18:42

Nga Klarisa Rexhvelaj

Përtypim çdo ditë hallet, se varfëria s'na ka lënë gjë tjetër për të përtypur. S'na ka mbetur më thërrime mbas shpirti se taksat na kanë zbrazur tryezat .
Duart i zhysim në xhepat që nuk kanë një fund, të rreckosur deri në palcë. Dhe mbijetesa është bërë e vështirë , gjysmën e kohës pa drita, me ditë e me jave , edhe pse paguajmë një djall e gjysëm për to.
Nën flakën e qiririt na mbetet vetëm të ëndërrojmë për një të ardhme më të mirë .
Nuk jemi në epokën e gurit por në 2019 , e Shqipëria jonë e mjerë vazhdon me krye ne hi .
Skenar i përsëritur vuajtjesh migjenjane ku skenat reflektojnë para syve tanë, mes të ftohtit të dhjetorit një shkëndi mori zjarr në rrugët e Tiranës.
Ishin studentët , të parët që morën guximin për t'u kundërvën arsimit që po degradon dita-ditës dhe na ka kthyer në vendin e pamundësive .
E kam ndier vetën të bekuar që isha pjesë e turmës , të ndjesh lirin të depërtoj në trupin tënd dhe pse mes të ftohtit , të paushqyer , të paveshur , të lirë.
Të lirë për të marrë mikrofonin e për të folur për gjithë brengat që shoqëria thoshte mos fol .
Mos fol se do të ngelin në klasë. Mos fol se do të largojnë prinderit nga puna. Mos fol se do të të vërsulen.
Ne guxuam,folëm dhe u bëm pararoj e nryshimit që pritet të vijë.
Duke degjuar studentët dhe problematikën që shtrohej krahasuar me një student në Europë, ne jemi studentët e mesjetës , kërkesat tona janë bazike , jetike , një krevat të ngrohtë, dush, taksa që t'i përballojmë kurrsesi lukse.
Aty mësuam se shumica e prindërve kursenin kafshatën e bukës për femijet në metropol , se kryeqyteti me gojën e shyer të kollifit .
Papunësi, mjerim masiv . Taksa të larta . Fatura që s'mund t'i paguash . Rroga që vonojnë. Drita. Ujë. Ushqime me listë...
Kur kryefamiljari i liston e kupton se sa e vështirë është jeta në këtë  vend , e gjitha kjo vjen nga keqqeverisja ,nga reformat e dështimint që e kanë varfëruar vendin siç nuk e mban mend historia asnjëherë  .
Pyetja e thjesht shtrohet m:"Deri kur do durojmë ?"
Sot u dha shembulli me i qartë i pakënaqësisë e revoltës mbarë popullore.
Sot për herë të parë ishim të gjithë bashkë  kundër kuçedres.
Ka ardhur koha ta kapim të keqën nga koka jo nga bishti .
Ju lutem mos ndaloni mbajeni ritmin edhe nesër, deri sa gjërat t'i ndryshojmë
Së bashku ia dalim! Së bashku do fitojmë çdo betejë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...