Spiropali, kursen bojën e kryeministrit

Diel, 17 February 2019 19:25

Ministrja e propagandës kundër opozitës Elisa Spiropali me origjinë fshati nga Çorraj afër Kuçit heroik (prej të cilit dolën 200 partizanë, në...tetor 1944), e vënë aty krejt pa asnjë meritë, por vetëm si agjitatore komuniste e rrjedhur prej familjeve komuniste, ha kot bukën e qeverisë . Nuk bën asnjë punë, por i shërben Ramës si gramafon shëtitës për të sulmuar opozitën. Nuk ka rast në botë, nuk do gjesh një rol të tillë, d.m.th. një funksion i posaçëm shtetëror për të sharë opozitën. Shoqja në fjalë nuk është gjë tjetër veçse një bojë e keqpërdorur e Edi Ramës, kryeshembullit të mosqeverisjes, por të njeriut që rend pas fiksimit e fasadës. Elisa është vajza e “brishtë” që ka marrë përsipër t'i dalë zot Ramës, kreut të organizatës Rilindje, e cila përfaqëson një grup të strukturuar kriminal, por që sipas saj është Skënderbeu me shpatën në dorë (pallën) dhe që i duhet shqiptarëve. Kjo femër asgjë nuk ka bë në jetën e saj civile dhe politike veçse ka bërë servilen dhe njeriun e propagandës për ti dal zot partisë dhe këtë e bën sa herë merr frymë duke qenë njëpërdorimshme nga Rilindja dhe Rama. Duke qenë se nuk i rrihet dhe është e gatshme si kamikazë, kur shumica e socialistëve madje as e rilindësve nuk kanë guxuar të flasin për protestën më madhështore të paktën të 25 viteve te fundit, si dhe deklaratën e liderit të PD dhe opozitës Basha për djegie të mandateve, Elisa si njëpërdorimshme del dhe thotë se mungesa e opozitës do t'i kursejë bojën! Kjo e pafytyrë që bën sikur po kritikon opozitën në rastin e spërkatjes me bojë të “Skënderbeut” të saj, ku nga pamjet filmike strukej se po e prekte sadopak boja, është edhe në këtë rast në rolin serviles, aktores se propagandës por jo se i dhimben qytetarët, jeta politike në parlament, madje as shefi i saj që ngjyhej me bojë nga Paloka. Ndaj nuk mbetet gjë tjetër veçse ti apelohet Spiropalit të kursejë bojën ndaj kryeministrit, të jetë sa më pak aktive në korrupsion dhe të mos jetë ajo e doganave. Nga Elisa pritet të mos fluturohet shumë aq me tepër me atë të Skënderbeut.

Modifikuar më Diel, 17 February 2019 19:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...