Opozita e zë në qark, Rama zgjohet herë dhe nis lutjet

Tuesday, 19 February 2019 10:07

Menjëherë pas iniciativës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për dorëzimin në grup të mandateve, Edi Rama, u shfaq herë mosbesues e herë tallës për këtë hap, që e lë atë të vetëm dhe zbuluar përpara gjithë shqiptarëve. Pas bashkimit pa ekuivok edhe të pjesës tjetër të opozitës, LSI, që tregoi se lëvizja është serioze, Rama dhe enturazhi i vetë politiko-mediatik, nisën një fushatë për të zhvlerësuar pasojat e djegies së mandateve, duke pretenduar se vendet bosh do të zëvendësoheshin nga një “opozitë” tjetër, duke nënkuptuar kështu rinisjen e avazit, për të blerë individë që kanë emrin në listat e opozitës.

Por duket se të gjitha këto lëvizje kanë qenë vetëm për të mbajtur socialistët dhe bazën me shpresën, se fundi i Ramës nuk ka ardhur ende. Diplomatët kryesorë në Tiranë nuk shkuan ditën e djeshme, as në zyrën e Bashës dhe as të Kryemadhit, por në atë të Edi Ramës. Është e qartë që topi ka mbetur në fushën e kryeministrit dhe ai, nuk ka ku ta pasojë. Rama tashmë e ka kuptuar, se pas 6 vitesh lojërash mashtruese me popullin dhe opzitën, më në fund është zënë “Shah-Mat” në kurthin që i ka ngritur vetvetes, duke instaluar krimin dhe korrupsionin në qeverisje.

Prandaj edhe ditën e sotme e ka nisur, duke u lutur;

“Lutem që ata që s’duan të shohin të gjejnë arsye për të hapur sytë dhe ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan mes të tjerave ai në një postim në Facebook, ku evokon ca investime të kryera prej kohësh, në spitalin e Fierit.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...