Mijëra qytetarë shkojnë te selia e PD, Basha kominikon vendimin për të dorëzuar mandatet

E mërkurë, 20 February 2019 17:33

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur para mbështetësve të mbledhur në selinë e PD-së ku Këshilli Kombëtar i kësaj force vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare.

Basha tha se deputetët e PD do jenë në krah të qytetarëve si qytetarë të thjeshtë dhe se PD iu bind urdhrit të sovranit. Ai theksoi se PD do e çojë betejën deri në fund. Ai është ndalur për disa minuta duke takuar mbështetësit e opozitës.

“Këshilli Kombëtar vendosi djegien e mandateve me efekt të menjëhershëm. Në këtë 20 shkurt viti 2019, 28 vite pas rrëzimit të simbolit të diktaturës më të egër që ka përjetuar Europa, shqiptarët do kenë përkrah PD-në. Njerëzit tanë do të jenë në krahë të qytetarëve si qytetarë të thjeshtë pëtr të vendosur se kurrë më në Shqipëri të mos vendoset një regjim tjetër diktatorial. Kurrë më të drejtat e njeriut të mos shkelen siç kanë ndodhur këto 5 vite, që vendit t’i rikthehen zgjedhjet e lira e të ndershme”, tha Basha para selisë së PD.

Ai theksoi se ky hap hidhet pasi kemi shteruar çdo mundësi tjetër, për t’i kthyer legjitimitetin institucioneve.
“Pas urdhrit të sovranit, i cili ushtoi fuqishëm në protestën më të madhe të 16 shkurtit ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër dhe zgjedhim ti’ bindemi urdhrit të sovranit. Sovrani është populli, jeni ju. Përmes këtij vendimi të vështirë dhe të paprecedentë ne synojmë të çojmë deri në fund betejën tonë për vlerat europiane.
Ne do të hapim derën që na është mbyllur tash e sa vjet. Ne do ta hapim derën drejt BE. Ne do ta hapim atë derë ku ndarje pushteteve dhe garancia para qytetarëve të garantojë një qeveri të përgjegjshme duke filluar tek ata që kanë nevojë për ndihmë, e duke vazhduar me fermerët dhe bizneset dhe për të përndjekurit politikë, për t’i dhënë fund sagës, e cila është turpi ynë politik. Ky vendim është që rinia shqiptare të marrë në dorë fatet e vendit”, u shpreh Basha.

Ai tha se këtë betejë të madhe do ta fitojmë për Shqipërinë, për demokracinë, Europën, Amerikën, për të sotmen dhe të ardhmen e këtij vendi.

“Ndaj ju ftoj se askush të mos mungojë në protestën e nesërme në orën 10:00 para Kuvendit të Shqipërisë, i cili do t’i kthehet Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe jo krimit. Zoti i bekoftë shqiptarët, zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore….!”, tha Basha.

Modifikuar më E mërkurë, 20 February 2019 17:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...