Mandatet/ Kryemadhi: Sot deputetet e opozitës janë të lirë

E Enjte, 21 February 2019 14:12

Pas mbylljes së protestës ditën e sotme, e cila zgjati për rreth 3 orë, kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët dhe anëtarët e PD për të vendosur për hapat që do ndiqen më tej nga opozita pas djegies së mandateve.

Në takim ka qenë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila u shpreh pas mbledhjes se sot deputetet e opozitës janë të lirë nga kapja e zinxhirit politik që është i lidhur me krimin dhe se qytetarët sot i kanë dhënë opozitës më shumë energji.

 “Mesazhi është shumë i qartë. Sot qytetarët na dhanë më shumë energji dhe pozitivitet. Sot opozita dhe deputetët e saj janë të lirë nga kapja e zinxhirit politik që është i lidhur me krimin. Më shumë seç kushton liria nuk të kushton gjë tjetër”- tha Monika Kryemadhi.

Login to post comments