VIDEO/ Mediu në takimin e OSBE-së: Opozita kërkon vota të ndershme dhe të lira

E Enjte, 21 February 2019 14:20

Kreu i republikanëve shqiptarë Fatmir Mediu çon zërin e qytetarëve në Vjenë.

Në takimin e OSCE ai ka folur për protestën e qytetarëve dhe kërkesat e tyre kundër qeverisë, korrupsionit, krimit të organizuar dhe kërkesës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjatë fjalës se tij, zoti Mediu stha se edhe në raportet e OSCE për zgjedhjet e kaluara ishte theksuar blerja e votës dhe ndërhyrja në procesin zgjedhor të elementëve kriminalë.

Këto janë disa nga arsyet e forta që kanë sjellë protestën masive të shqiptarëve kundër Edi Ramës dhe qeverisë të inkriminuar.

Mediu u ndal në nevojën për një Reformë Zgjedhore, me ndihmen dhe mbeshtetjen e strukturave ndërkombëtare, si kusht i vetëm për një Shqipëri të denjë për familjen evropiane.

Login to post comments