Shkullaku: Rama 21 vite në pushtet, situata e sotme jo si lyerja me bojë e pallateve

E Enjte, 21 February 2019 21:26

Analisti Armand Shkullaku komenton se me dorëzimin e mandateve, opozita e ka kaluar topin në fushën e Edi Ramës. Në studion e “Opinion” Shkullaku tha se ky do të jetë i vetmi moment në jetën 21 vjeçare në pushtet të Edi Ramës që do ti duhet të marrë një vendim politik. Ky vendim u shpreh ai nuk është njësoj si lyerja me bojë e pallateve.

"Ajo që ka ndodhur është zhveshja lakuriq e një qeverie. Topi është në fushën e Edi Ramës, opozita është bërë njëlloj si qytetarët që e votojnë. Opozitën fiktive nuk e krijon dot Edi Rama. Këta duan të fshijnë opozitën që tani. Te fjalimi Rama ka dashur vetëm të viktimizohet. Nëse Rama nuk reagon ky do të jetë një vendim që duhet ta marrin shqiptarët, do vazhdojnë me protesta, do vazhdojnë të mbajnë mbyllur parlamentin, do bllokojnë jetën institucionale. Kjo situatë do të tregojë që Edi Rama në 21 vite në pushtet, di apo jo të marrë një zgjidhje politike. Kjo zgjidhje nuk është si të ndërrosh një pllakë shatërvani apo të lyesh me bojë pallatet." tha Shkullaku.

Login to post comments