Artan Hoxha: Rama s'ka më mundësi për reflektim, ndërkombëtarët të heshtin

E Enjte, 21 February 2019 21:10

Analisti Artan Hoxha thotë se Rama pas deklaratës së sotme (21 shkurt) nuk ka më mundësi për reflektim. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, me gazetaren Beti Njuma, Hoxha tha se është koha që ndërkombëtarët duhet të heshtin. Sipas Hoxhës, Rama duhej të pranonte zgjidhjen që të çon drejt zgjedhjeve normale.

Artan Hoxha: Rama ka vendosur të vihet përballë popullit. Ai nuk ka më mundësi të reflektojë. Lotët e krokodilit i ka pasur me rubinet kollaj fare. Një kryeministër që dashuron vetveten, bezdi e ka dhe ekzistencën e opozitës.

Ndërkombëtarët kanë propozuar kompromise jo dinjitoze, prandaj më mirë të mos duken fare. Ndërkombëtarët le të heshtin pak.

Edi Rama dhe rilindja e tij kanë humbur çdo lloj aftësie reflektuese.

Pakënaqësia është masive një pjesë e madhe është mëri dhe një pjesë e madhe e mërisë është urrejtje.

Kjo qeveri duhet të bëjë hesapet nëse do largohet normalisht apo duke e ndjekur pas një urrejtje e tërë.

Rama duhej të pranonte zgjidhjen që të çon drejt zgjedhjeve normale që i japin mundësi njerëzve të votojnë pa i marrë kartat e identitetit në paradhënie, të pajoshur nga shuma parash të votojnë si njerëz të lirë dhe për të arritur këtë duhet demoralizuar struktura që aktivizohet në kohën e zgjedhjeve.

Rama bllofin, ai luan dhe kur i bie ngushtë rripi i mesit fillon e bën lot krokodili. Sot nuk u tërhoq dhe do përballet me përshkallëzim të popullit dhe jo me 44 deputetë me Bashën në krye. Unë them se duhet ti masë mirë forcat dhe shpresoj që në PS pa rilindjen duhet të ketë ende fuqi reflektimi përndryshe do ishte lajm i keq për Shqipërinë.

Beti Njuma: Cfarë parashikoni se do të ndodhë?

Artan Hoxha: Parashikoj gjithnjë e më shumë që njerëzit do të mobilizohen për ta rrëzuar këtë qeveri.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...