Analistët kritika ndërkombëtarëve

E Enjte, 21 February 2019 22:48

Opozita e bashkuar pas fjalimeve të mbajtura para Kuvendit të rrethuar me tela me gjemba vendosi djegien e mandateve duke kërkuar edhe qeveri tranzitore.

Duke folur për këtë temë, analisti Andi Bushati kritikoi ashpër rolin e ndërkombëtarëve, që sipas tij, ata gjithmonë kanë ushtruar presion tek më i dobëti.

“Problemi i ndërkombëtarëve është ky: Po ushtrohet presioni mbi të dobëtin. Nga sot kemi një njeri, që po të vrasë dhe po të presë, do ta mbajë të veshur me kostum.

Në të njëjtën gjatësi vale ishte edhe Fatos Lubonja tha në emisionin “Të Pa Ekspozuarit” në Neës 24 se ndërkombëtarët para se të mendojnë për Partinë Socialiste dhe për Partinë Demokratike, të hedhin vështrimet tek shqiptarët, që po ikin çdo ditë e më shumë vendi i tyre.

“Ndërkombëtarët i kemi problem dhe jo zgjidhje. Basha del e thotë: Amerika dhe Europa. Ndërkombëtarët të kuptojnë nëse këtu nuk është vetëm PD dhe PS, por është një popull që po largohet nga Shqipëria”, tha Lubonja.

Login to post comments