Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i vlerëson për një motiv deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama pas protestës dhe dorëzimit të mandateve.
Sipas Manjanit, deklaratat e Ramës i shumëzojnë me 0 të gjitha çfarë thonë njerëzit rreth tij, duke i vënë edhe nofka.
“Kanë një të mirë këto deklaratat e Ramës në kësi rastesh: shumëzon me 0 të gjitha trapllëqet që këpusin mizat kalit rreth tij…”, shkruan Manjani.
Rama tha dje se e vetmja rrugë bashkëpunimi me opozitën është ulja në një tryezë dialogu dhe jo zgjedhjet e parakohshme e qeveria tranzitore e kërkuar nga opozita.