Jehona ndërkombëtare që ka marrë lëvizja e fundit e opozitës ka bërë që mediat e huaja t’i kushtojnë vëmendjen e duhur. Pas intervistave me protagonistët e opozitës, ka qenë radha e kryeministrit Rama që edhe ai të japë një intervistë për televizionin talian “Rai news 24”. Me paturpësinë më të madhe Rama gënjeun hapur, duke mos kuptuar asgjë nga ajo që ka ndodhur, apo, më keq akoma, nuk do ta kuptojë. I pyetur për zgjedhjet, Rama gënjeu duke thënë se “ne kemi shumicën, jemi përpara në të gjitha sondazhet”, duke mos pranuar deformimin e rezultatit deri në 20 % sipas ODHIR-it. Por ai thotë se “nuk është e vërtetë”, por pranon se “blerja e votave janë diçka që nuk mund të përjashtoj se ekziston”.
Rama mohoi realitetin, duke gënjyer edhe për ekonominë që po shkon drejt rrënimit dita ditës. Ai gënjen kur thotë se “jemi në një periudhë të rritjes ekonomike më shumë se 4%. Ishin 3-4 orë që shkatërruan 3-4 vjet punë në sensin e imazhit”.
Po Rama në intervistën e tij nuk thotë asnjë fjalë për bandat e krimin që ka mbytur vendin. Asnjë fjalë për trafikun e dorgës, për tonelata të tëra që kapen në Greqi, në Itali e gjetkë, për krimet, vrasjet, që ndodhin në mes të ditës, në Vlorë, në Tiranë, e gjetkë. Rama nuk flet për varfërinë, mjermin, për pasojat e keqqeverisjes së tij.
Por banda më e rrezikshme është sekti i Rilindjes, ai sekt që qeveris realisht, jo PS e vërtetë. Për Rai News Rama shfaqi edhe një herë vendosmërinë për të mos dhënë dorëheqjen dhe për të mos e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, por i ka bërë llogaritë pa hanxhiun.