Rama në Gjirokastër/ Tritan Shehu: Ka frikë, po trajton si bujkrobër administratën

Saturday, 23 February 2019 17:45

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Tritan Shehu, ka denoncuar faktin se Edi Rama në takimet e zhvilluar në Qarkun e Gjirokastrës ka përdorur administratën e shtetit për t’i mbledhur në takimet e tij.

Shehu thotë se këto takime treguar se Rama ka frikë nga qytetarët dhe kjo duket nga masat ekstreme të marra.

Postimi i plotë

Rreth takimeve te Kryeministrit ne Qarkun e Gjirokastres:

1- Ai po i trajton si bujkrober punonjesit e administrates, shendetesise, arsimtaret, etj.

Dje te gjithe keta punonjes nga Permeti, Kelcyra, Tepelena, Memaliaj, Libohova, Dropulli e Gjirokastra, u mblodhen me “ultimatum” per te mbushur Pallatin e sportit te Gjirokastres e “kenduar” aty fitoreve!

Ishte nje manifestim i stilit Kim Jong-un ku fliste vetem Njeshi ne nje salle te zymte e duartrokitjesh artificiale, me diskriminim komunitetesh.

Ne keto caste shumica e ketyre punonjesve jane “sjelle” perseri (me shpenzimet e tyre), per te mbushur sallen e Permetit, si nje fotokopje e shemtuar e te djeshmes.

2- Masa ekstreme sigurie e kontrolli, qe shprehin friken nga qytetaret dhe te vertetes. Asnje telefon celular nuk lejohet ne salle(per kamera etj as qe behet fjale).

Dhe dicka, Kryeministri inaguroi me pompozitet te denje per Afriken Qendrore riparimin e nje Qendre shendetesore ne Lunxheri...,ne nje kohe qe i gjithe sistemi shendetesor, si cdo gje tjeter, ka bere kolaps ne tere Qarkun.

Login to post comments