Mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD/ Zbardhet strategjia e opozitës për protestat

Saturday, 23 February 2019 17:46

Pak pas mbylljes së mbledhjes së kolegjit të kryetarëve, janë mësuar detaje mbi strategjinë që do përdorë opozita për protestat e paralajmëruara. Opozita do të protestoje çdo të enjte tek Parlamenti.

Vendimi u mor në mbledhjen e kryetarëve të PD në rrethe. Seanca e ardhshme pritet të jetë në 28 shkurt, kështu që ne të njejtën ditë është parashikuar edhe protesta tek parlamenti. 3 ditë më parë, protesta e opozitës pamundësi zhvillimin e seancës plenare. Pavarësisht paralajmerimeve të qeverisë për  dhune dhe hyrje me forcë në parlament, nuk u shënua asnjë incident. Kjo ishte dita kur kreu i opozites Lulzim Basha, dorëzoi zyrtarisht mandatet e deputetëve të opozitës. Nëpërmjet këtij hapi ekstrem, opozita beson se do të detyrojë kryeministrin Rama të tërhiqet nga pushteti i blerë në bashkëpunim me krimin dhe t’i hapë rrugë një qeverie tranzitore, që do të siguroje zgjedhje të lira e tëndershme.

Login to post comments