Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka komentuar aktualitin politik si dhe hedhjen e bojës nga ai në drejtim të kryeministrit Edi Rama në Kuvend.
I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, Paloka u shpreh se kur Ruci kërkoi përjashtimin e tij, ai i ka thënë se do largohet vetë nga ai parlament. Paloka tha se veprimi i tij nuk ishte hakmarrje personale ndaj Rames, por si rezultat i veprimeve të tij.
“Unë e kam thënë që në atë parlament do iki vetë sepse ky parlament është i qelbur. Kur Ruci tha se ju jeni i përjashtuar i kam thënë që në këtë sallë nuk vij vetë më. Kjo ishte ajo që unë kam deklaruar pa u marrë ende vendimi për mandatet. Ishte një parlament që funksiononte si parlament personal i Ramës. Rama ka qenë shakatari i rritjes së tensioneve dhe incidenteve të tilla. Këto veprime të deputetëve janë nxituar nga sjellja arrogante prej rrugaçi e atij që është kryeministër i këtij vendi. Kjo ngjarje nuk ishte hakmarrje e Palokës. Unë kam gjithë jetën thuthuq.
U them gjithë nënave që kanë fëmijë të tillë se është mjet suksesi. Unë atë ditë kam pritur që atë ditë ta bëjë prapë dhe nëse nuk do fyente edhe mund të mos ndodhte ajo situatë. Ajo që doja unë ishte që t’i nxija surratin. Askush nuk e dinte që unë kisha bojë me vete. Diçka i lashë të kuptohej Bashës së unë do reagoja. Ja kam thënë Bashës më përpara dhe jo atë ditë. Por Ramës duhet t’i reagojmë dhe ta poshtërojmë. Për atë ditë Basha nuk kuptoi gjë. Rama e filloi me fyerje ndaj kreut të opozitës. Rama mori atë që meritoi”- tha Paloka.
Paloka tha ndër të tjera se bojën e shkrimit e kishte marrë në kinkalari dhe se u kontrollua nga garda, por nuk ja pikasën shiringën.
“Gjithë ky reagim është urrejtje e akumuluar ndaj këtij njeriu. Më kanë thënë shumë njerëz që ke bërë atë që duhet. I kam bërë më të paktën atij njeriu. Minimumi ai njeri duhet të shkojë në burg. Bojë shkrimi ka në çdo kinkaleri. U kontrolluam nga garda, por nuk na zhveshin tek dera neve. Mora shiringë që edhe po t’i dilin përpara që ta mbronin tja nxija surratin nga larg. Mbas asaj që ndodhi, ky viktima (Rama) më kërcënoi. Më kërcënoi më tha çfarë do të bëj unë ty. Unë i shkova prap dhe i thashë çfarë do më bësh ti? Më tha do të bëj qesharak këtu në Kuvend.”- tha Paloka. BW