Data e protestës së madhe/ Basha: Të gjithë bashkë për rrëzimin e klikës kriminale

Saturday, 23 February 2019 17:53

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur mbrëmjen e sotme pas takimit të Kolegjit të Kryetarëve të PD-së. Gjatë deklaratës së tij për gazetarë, Basha ka bërë të ditur se në datën 16 mars shqiptarët do të tubohen sërish para kryeministrisë.

 ‘Në datën 16 mars do të zhvillohet një tjetër protestë e madhe kombëtare me qëllim rrëzimin e qeverisë.

Në këtë protestë do të ketë bashkim dhe zemërim qytetar ndaj reagimit të papërgjegjshëm të kësaj klike kriminale.

Akti që kemi marrë ne është pa kthim për opozitën, por është pa kthim edhe për Edi Ramën, siç e zbuluan edhe gazetarët investigativ italianë që Rama ka ndërmend të blejë zgjedhjet prap.

Narko mafia po përgatitet për të blerë zgjedhjet e ardhshme, por opozita dhe qytetarët do të marrë të gjitha masat, protestë pas proteste’, deklaroi ndër të tjera kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Video

Login to post comments