Opozita e bashkuar është e gatshme për të shkuar në zgjedhje por pa Edi Ramën. Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi, e ftuar në Ora News deklaroi se nëse sot bëhet një sondazh, opozita i fiton zgjedhjet.
Kërpaçi: Edi Rama është një njeri i rrezikshëm dhe kjo zgjidhje që opozita e bashkuar jep është një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, i cili drejton qeverinë me krimin dhe bandat. Opozita është shumë gati për zgjedhje dhe nëse do të bënim një sondazh opozita e bashkuar sot i fiton zgjedhjet dhe përmbyset rezultati.
Duke komentuar paralajmërimin e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, për anëtarët e kësaj partie mbi presionin dhe intimidimin nga Rilindja, Kërpaçi u shpreh:
Kërpaçi: Çfarëdolloj presioni që Edi Rama tenton të bëjë ndaj çdo anëtari të LSI-së, të jetë i bindur se ne jemi gati, do ta denoncojmë, do ta filmojmë dhe do ti publikojmë, do ti shkojmë këmba-këmbës deri në fund. Ne si LSI jemi të bindur se kjo është e vetmja zgjidhje për të shpëtuar demokracinë në vend dhe për të hapur një kapitull të ri të Shqipërisë drejt BE pa Edi Ramën, me qeveri tranzitore që garanton zgjedhjet e lira dhe të ndershme.