Analisti i njohur: Nëse palët qëndrojnë në këto llogore, zgjedhjet e parakohshme shumë afër

Diel, 24 February 2019 09:15

Analisti, Aleksandër Çipa, vlerëson se nëse palët politike qëndrojnë në pozicionet e tyre vendi shumë shpejt mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

I ftuar në Ora News, Çipa tha se nëse kjo gjë ndodh, mbështetja popullore do të jetë shumë më e dobët se në 2017.

Çipa: Nëse do të vazhdohet që dy palët të qëndrojnë në këto llogore kaq antogoniste me njëra-tjetrën, po zgjedhjet e parakohshme do të jenë shumë afër.Mbështetja në pikëpamjen popullore do të jetë shumë e dobët se në 2017. Të dhënat demografike flasin për një tendencë në ikje në emigracion, flasin për një shpërfillje të proceseve zgjedhore për shkak të pakënaqësisë.Të dyja palët po gjenerojnë një konflikt të natyrës dhe përmbajtjes së vjetër duke mos premtuar as një rikompozim.

Lidhur me akuzat e opozitës për shitblerje të votës, Çipa thotë se kryeministri Edi Rama duhet të ketë një reagim të qartë për këtë gjë.

Çipa: Fakti që opozita e ka bërë këtë denoncim në një moment të tillë paraelektoral në këndvështrimin strategjik mendoj se është një gjetje e suksesshme për interesin politik të saj dhe pashmangshmërisht e vë në një pozitë përgjegjësie shumicën në qeverisje të PS. Por risjellja në axhendën e akuzës dhe denoncimit e një ngjarje që ka ndodhur dy vjet me parë, kjo e kompromenton atë që quhet realizmi. Shumica në qeverisje dhe në mënyrë të veçantë kryeministri Rama duhet ta lexojë drejt këtë gjë.

Duhet të ishte më pozitiviste dhe më në interesin politik të partisë që përfaqëson, që ai ti përgjigjej akuzës dhe denoncimit të opozitës me një reagim për uljen e dy palëve për ndërtimin e një strategjie dhe projekti të administrimit të procesit zgjedhor pa mundësua dhe pa ricikluar atë që quhet procesi i vjedhjes apo shitblerjes së votave në procesin e afërt zgjedhor. Ky vullnet duket i munguar, palët përsërisin ato ftesat pa bereqet që janë sillni ju draftin tuaj dhe ne ta miratojmë.

Por a po humbet opozita me djegien e mandateve në kushtet kur edhe kritikat e ndërkombëtarëve kanë qenë në rritje.

Çipa: Nëse opozita aksionin e vet politik do ta vazhdojë pa rrëzuar dhe shembur të gjitha kriteret e konstruktivizmit të saj kam përshtypjen që mund të udhëtojë pse jo në një përballje të suksesshme në raport me kundërshtarin e saj që është kryeministri Rama.

Por nëse opozita nga një pozitë dhe e shkuar kompromentuese do ta përdorë për arsye konjekturale principin moral, atë që po bën sot, duke akuzuar pa marrë në konsideratë se në akuzat e së shkuarës edhe ajo ka përgjegjësitë e veta potenciale, atëherë kjo nuk do të ishte e pa sinqertë. Opozita duhet ta peshojë mirë atë që quhet sinqeriteti i ri i politikëbërjes në raport me elektoratin shqiptar dhe opinionin publik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...