Analisti për mediat italiane: Kemi nevojë për ndihmë nga Europa, këtu rrezik për…

Diel, 24 February 2019 21:48

Pedagogu dhe analisti Agron Gjekmarkaj në një intervistë për gazetën italiane ‘L’Osservatore Romano’, është shprehur se Shqipëria në këtë kohë ka nevojë për ndërhyrjen e europianëve.

‘Nëse demokracitë europiane nuk ndërhyjnë për të siguruar lirinë e zgjedhjes politike, për të siguruar funksionimin e shtetit të së drejtës, korrupsionin e qeverisë, do të hapet sërish ‘rasti i Shqipërisë’ para derës së Europës dhe Italisë dhe ne do të jemi refugjatët e ardhshëm’, ka thënë Gjekmarkaj.

‘Është thirrja e ashpër dhe alarmuese nga Agron Gjekmarkaj, profesor i letërsisë në Universitetin e Tiranës, për situatën në Shqipëri’, përshkruhet deklarata e tij në këtë gazetë, ndërsa shtohet se një nga çështjet e nxehta në vendin tonë është edhe arsimi dhe protestat universitare.

Pjesë nga shkrimi në gazetën italiane:

‘Për dy muaj studentët dhe profesorët e universiteteve publike janë në një gjendje të agjitacionit të përhershëm duke protestuar për problemet e ndryshme që peshojnë në jetën e tyre të përditshme,’ kujton Gjekmarkaj i cili në një deklaratë për SIR, tha fjalë shumë të forta kundër qeverisë kryesuar nga kryeministri Edi Rama, kundërshtimet e të cilit konsistojnë në rastet e korrupsionit.

‘Njerëzit sot vuajnë nga varfëria, papunësia, krimi, korrupsioni i përhapur dhe, mbi të gjitha, mungesa e zbatimit të ligjit,’ duke shtuar se ekziston frika për një rrezik nga vala e re e emigracionit si ajo e viteve të nëntëdhjeta në rënien e regjimit komunist.

Sipas sondazheve, në fakt, 60 përqind e popullsisë do të ishte gati të emigronte, gjë që do të përfaqësonte një ‘vetëvrasje demografike’ për një vend prej tre milionë banorësh.

Prandaj apeli i tij është: ‘Ne kemi nevojë për ndihmën reale të Europës për të jetuar në Shqipëri si qytetarë europianë dhe jo në Europë si emigrantë, mish për gojën zgjedhore të populistëve të rinj. Ne jemi europianë, jo mace të zeza të Europës’.

Login to post comments