Në Shkodër nisin përgatitjet për protestën e madhe të 28 shkurtit

Hënë, 25 February 2019 09:56

Partia Demokratike dhe opozta e bashkuar do të zhvillojnë më 28 shkurt në Tiranë, protestën e radhës, sërish përpara parlamentit, ku pritet të mblidhen deputetët e mazhorancës. Kujtojmë se seanca e së enjtes së kaluar u anullua nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi për shkak të protestës së opozitës së bashkuar, e cila atë ditë, më 21 shkurt 2019, dorëzoi mandatet e saj.

Ish-deputetët e PD-së kanë nisur përgatitjet për organizimin e saj,e cila do të ngrejë siparin e protestave të paralajmëruara nga kreu i opozitës Lulzim Basha.

Kryetari i PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli, ka bërë të ditur se të dielën u zhvillua mbledhja e rradhës e kryesisë së Partisë Demokratike Shkodër. Në fokus të diskutimeve të kësaj mbledhjeje ishte organizimi i protestës që do të zhvillohet ditën e enjte, me datë 28.02.2019, në Tiranë para Parlamentit. Koha për fjalë ka mbaruar! – është shprehur Amuli. - Hapat drejt krijimit të Parlamentit të ri popullor do të vijojnë të enjten.”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...