Presidenti Meta priti Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin

Hënë, 25 February 2019 10:41

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, priti në një takim të veçantë, Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Eminencën e Tij, Kardinalin Pietro Parolin.

Me ftesë të Presidentit Meta dhe të Universitetit Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë”, Kardinali Parolin ka ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurit të parë dhe të bekimit të fillimit të punimeve për Spitalin e kurimit të kancerit të gjirit, një amanet i Shenjtores Nënë Tereza.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për vëmendjen e madhe që Ati i Shenjtë, Papa Françesku dhe Selia e Shenjtë i kushtojnë Shqipërisë e shqiptarëve.

“Lidhjet e hershme të miqësisë mes shqiptarëve e Selisë së Shenjtë, sot janë rigjallëruar dhe intensifikuar më shumë se kurrë”,  – nënvizoi Presidenti Meta.

Ndërsa duke iu referuar vizitës së Kardinalit Parolin në Tiranë, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë dhe i jep zhvillimit të projekteve të ndryshme sociale, sidomos në arsim dhe shëndetësi.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe në zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit, duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të dialogut, bashkëjetesës dhe bashkëpunimit për të ardhmen europiane të rajonit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...