Çudira shqiptare/ Më 13 shkurt Rama inaguroi investimin 85 mln lekë, sot Lezha 72 orë pa drita

Hënë, 25 February 2019 21:26

Fshatrat e Lezhës 72 orë pa energji elektrike. Ky është denoncimi i një qytetari në profilin e ish kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, edhe pse kryeministri Rama më datë 13 shkurt të këtij viti, së bashku me ministren Balluku, inauguroi linjën e tensionit të lartë në këtë zone, sërish energjia elektrike ikën sa here prishet moti, shkruan Syri.net..

Denoncimi në profilin e Berishës:

Tre dite pa drita pas inaugurimit nga Edvin Genjeshtra te linjes se tensionit!

Lexoni mesazhi e qytetarit dixhital. sb

Jam nje banor nga nje fshat i Lezhes qe sa here te frye ere dhe te bjere shi, ne mbetemi pa drita, Po tani na eshte sosur durimi, U bene 72ore qe nk i kemi pare akoma dritat me sy. Po na ben pershtypje fakti sepse sapo Z.Edi Rama beri Inagurimin e linjes se re, Pavarsisht se nk kan ber asgjese sepse me ket rradhe ju bë edhe testimi. Ne kemi 3 Elektricist te zones nje e kemi pianec njeri eshte KOMONIST qe e merr rrogen simpatizan i partis K, kurse tjetri punon por nk mundet ti dali ne krye i vetem. Dhe nk kane nje skuader pune kur shkatrohen telat nga moti keq, e ngrita si prb me shpresen se e ngrini Ju zerin sepse ne nk po na degjon askush me. Shpresat i kemi tek ju!

Në lajmin e publikuar në faqen zyrtare të OSHEE në internet, më date 13 shkurt 2019, ndër të tjera thuhet se: “Përmes këtij investimi nga OSHEE prej 85 milionë lekësh u vendosën 150 shtylla të reja, 10 kabina të reja, ndërrim rrjeti me cilësi të lartë, duke rritur sigurinë e furnizimit me energji elektrike për zonën. Me përfundimin e fazës së parë pritet të nisë faza e dytë për këtë zonë, e cila parashikohet të ketë një vlerë rreth 60 milionë lekë të reja”.

Login to post comments