Në emisionin “Debati” të televizionit “Channel One” janë sjellë shembuj dhe praktika të ngjashme kur partitë politike dorëzojnë mandatet në Parlament. Fatos Çoçoli, analist, solli shembullin e Bullgarisë e cila ka një rast të ngjashëm me Shqipërinë. Sipas tij në Bullgari kjo ka ndodhur vetëm 7 ditë më parë dhe atje opozitë është partia socialiste bullgare. “Në Bullgari, para 7 ditësh, më 17 shkurt opozita që është socialiste ka dorëzuar masivisht mandatet në parlament” tha Çoçoli.
“Partia Socialiste po përpiqet të afrojë nga listat jo fituese të opozitës, tu mbushë mendjen dhe ti mbajë në Parlament si opozitë” u shpreh një tjetër i ftuar, Leonard Karaj gazetar.
Ndërsa një tjetër i ftuar, gazetari Denis Minga, tha se zgjidhja do të vijë me ndërkombëtarët. “Kur të vijnë negociatorët, do diskutojnë se si ta zgjidhin këtë situatë. Sa do të afrohen em kërkesën e opozitës apo qëndrimin e Ramës. Sot ka një deklaratë të BE-së që thotë se djegia e mandateve është kundër zgjedhjes demokratike” u shpreh ai.
Për ish-ministrin e Jashtëm Paskal Milo, ka ardhur momenti kur shqiptarët të mos kenë më besim të madh te ndërkombëtaret. “Nuk jemi si më parë që shqiptarët i shikonin verbërisht ndërkombëtarët. Me të drejtë kanë reflektuar, është çështje dinjiteti. Po dëshmojmë vazhdimisht se ende nuk po e qeverisim dot këtë vend” tha Milo.
I ftuar në studion “Debati” të gazetarit Roland Qafoku, deputeti demokrat Klevis Balliu hodhi dritë mbi arsyet që e shtynë opozitën të dorëzonte mandatet. “Kam dëgjuar dosja 339, Dosja Dako, Dosja Gjiknuri e disa dosje të tjera. Këtu ka vetëm një dosje, ka “Dosja Rama” është ky përgjegjësi për inkriminimin e shtetit. Nuk ka shqiptar që nuk e di kush e çfarë ishin, Elvis Roshi, Prenga, Mark Frroku, etj kriminelë. Kështu ai futi blerjen e votave nga këta kriminelë. Tani ai me votat që bleu po bën Drejtësinë që i duhet. Kriza këtu nuk fillon sot. Vendimi i opozitës nuk u mor për sot. Më thoni si ka mundësi që 115 ditë protestë te Unaza, nuk kemi asnjë person të thirrur në prokurori” u shpreh Balliu.