Menjëher pas vendimit të Ruçit dhe Ramës për të mbledhur parlamentin në nje ditë jo normale dhe në mënyre të rrufeshme ka reaguar nënkryetari demokrat Edi Paloka.
Ai në një shenim në faqen e tij në facebook shkruan se “pasi e rrethuan me tela me gjemba dhe salduan dyert hyrëse, tani kanë filluar ta mbledhin dhe në ilegalitet”
Ja postimi i tij i plotë:
Kuvendi ilegjitim, mblidhet në ilegalitet.
Pasi e rrethuan me tela me gjemba dhe salduan dyert hyrëse, tani kanë filluar ta mbledhin dhe në ilegalitet. Seancen e se enjtës, po kërkojnë ta mbledhin fshehtas sot në oren 17.00.
Sa mendoni se do zgjasni kështu?! Tik-tak...