Tërheqja nga padia për gazetën ‘Bild’/ Paloka: Provon shitblerjen e votës. Rama e pranoi, tani radhën e ka drejtësia

E mërkurë, 22 Prill 2020 17:47

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, duke iu referuar deklratatës së mbrëmshe të gazetarit të ‘Bild’ në A-Krasta Shoë në Syri Tv, I cili pranoi se Rama është tërhequr nga padia ndaj tij, shkruan ndër të tjera se tani është radha e drejtësisë të provojë akuzat për shitblerjen e votës në zgjedhjet e vitit 2017.

Zbythja e Rames para “Bild”-it eshte perfundimisht kapitullimi i tij publik perpara nje te vertete  te njohur sot boterish ; faktit se qe nga 2013 , zgjedhjet ne Shqiperi  blihen dhe manipulohen nga nje organizate kriminalo-politike e vetequajtur “rilindje”.

 Pergjimet e kryera nga vete prokuroria shqiptare dhe te publikuara nga “Bild” , konfirmonin pa asnje dyshim se strukturat e “rilindura” te PS dhe funksionaret e tyre me te larte ne bashkepunim me krimin  , kane organizuar blerjen e votave dhe manipulimin  e zgjedhjeve te pakten ne dy raste , atyre lokale ne Diber dhe zgjedhjeve parlamentare te vitit 2017. Nje e vertete e denoncuar me se nje here nga opozita, e njohur ne fakt prej shqiptareve, por e pa pranuar plotesisht nga gjithe nderkombetaret.

Pikerisht jehona dhe diskretitimi ne opinionin nderkombetar , e detyroi Ramen qe te shpallte se do e hidhte ne gjyq “Bild”-in per shpifje.

Ai ishte i bindur ne absurditetin e aktit te tij , me bindje e hodhi ate hap falls sepse si hileqar i lindur shpresonte qe me ate levizje ta mpakte fillimisht efektin e denoncimeve te “Bild”-it dhe te fitonte kohe. Te fitonte kohe me vetebesimin se aftesite e tij korruptonjese, do ta nxirrnin dhe nje here pa lagur. Por tentativat e tij per te kompromentuar gazeten apo gazetarin, jo vetem deshtuan por dhe u diskretituan me turp. Rama harroi se nuk po vepronte ne terrenin e tij , ku eshte mesuar te korruptoje nga te gjitha anet, shqiptare e jo vetem.

Ne keto kushte i mbetej qe ose te perballej ne gjyq ose te terhiqej!

Perballja ne gjyq do ishte derrmuese per Ramen sepse jo vetem do te humbiste gjyqin , jo vetem do te rikthente dhe nje here ne qender te vemendjes manipulimin e zgjedhjeve , por sic kishte paralajmeruar gazetari Tiede, do ti viheshin perballe dhe fakte te reja per krimet dhe skandalet e tij !

Ja pse hileqari u zbyth dhe zgjodhi pikerisht kohen e pandemise me shpresen se akti do te kalonte pa buje. Por sic theksova qe ne krye, zbythja e Rames nga gjyqi me “Bild”-in eshte vetem kapitullimi i tij publik perpara nje te vertete tanime te njohur e te pranuar boterisht mbi manipulimin e zgjedhjeve ne Shqiperi.

Terheqja e Rames konfirmon blerjen dhe manipulimin e votave ne Diber dhe Durres. Rama e pranoj, tani eshte rradha e gjyqesorit te coje para drejtesise pergjegjesit.

Zbardhja e shitblerjes se votave eshte kusht edhe per nisjen e bisedimeve per anetarsim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...