Ish kryeminsitri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook dy foto nga protesta e mbrëmshme e opozitës para selisë së parlamentit.
“Nderim atyre mijra e dhjetra mijra adoleshentëve, të rinjve, burrave, grave, të moshuarve që shkruajtën sot njëren prej faqeve më të ndritura të revolucionit demokratik popullor” shkruna Berisha,
Ja postimi plotë:
Kjo ishte pamja natën e protestës, që për kohën e shkurtër që u mblodh, gjithsej 4 orë nga koha që u thirr, do mbetet në historinë e revolucionit kundër Narkoshtetit si protesta më jashtezakonshme në 29 vite pluralizëm.
Nderim atyre mijra e dhjetra mijra adoleshentëve, të rinjve, burrave, grave, të moshuarve që shkruajtën sot njerën prej faqeve më të ndritura të revolucionit demokratik popullor. sb