Shqipëria ndodhet në një situatë shumë kritike.
Ruajtja e paqes sociale në vend është në një moment shumë kritik.
Kriza politike e thellë që vjen si pasojë e një mazhorance arrogante dhe e lidhur me krimin rrezikon stabilitetin e vendit por edhe të rajonit pasi një Shqipëri e destabilizuar sjell një rajon të tërë në rrezik.
Kjo kërkon një angazhim të thellë të institucioneve ndërkombëtare. Po çfarë bëjnë drejtuesit e Bashkimit Evropian?!
Kanë sjellë sot një delegacion të Parlamentit Europian në Tiranë i cili duket sikur ka dalë për shëtitje dhe jo për të zgjidhur një krizë të vërtetë shumë të rrezikshme.
Zyrtarët e PE-së mbërrijnë sot në kryeqytet, gjoja me misionin e qartë kthimin e vendit në normalitet, por shikoni axhendën e tyre.
Mësohet se të dërguarit e Parlamentit Evropian do të takojnë fillimisht dy krerët e opoztës, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin rreth orës 16.15 minuta. Po ashtu në orën 17. 10 do të takohen me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Këto takime do të zhvillohen në zyrat e delegacionit të BE-së në Tiranë. Në axhendë është parashikuar edhe një takim me kryeministrin Rama dhe Gent Cakajn e ministrisë së Jashtme. Takimi pritet të zhvillohet në kryeministri në orën 18:10.
Pra 3 takime kyçe për zgjidhjen e krizës në më pak se 2 orë. A janë seriozë këta?! Si mund të kontribuojnë për zgjidhjen e situatës me këtë mungesë totale angazhimi?