Vasili, Fleckensteinit: Paratë e drogës jua turbullojnë shikimin

E Enjte, 28 February 2019 12:09

Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së delegacionit të PE në Tiranë për situatën politike në vend.

Përmes një deklarate për mediat, Vasili tha se eurodeputetët e kanë shikimin e turbulluar, pasi nuk shohin gjendjen në të cilën ndodhet vendi, ku sipas tij dosja “339” qëndron e bllokuar, krimi ka blerë votat, unaza e re është një skandal ndërkombëtar etj.

Petrit Vasili u shpreh se opozita do ketë gjithmonë një shami në dorë për të pastruar sytë e turbulluar të eurodeputetëve.

“Vota në Shqipëri është blerë nga krimi dhe fajtorët i njeh gjithë Shqipëria. Çudi që zyrtarët e BE s’kanë dëgjuar për dosjen ‘339’, e cila mbahet e bllokuar. Unaza e re është një skandal ndërkombëtar. Nuk e shohin zytarët e PE se kanë shikim të turbulluar, por ne do mundohemi tua qartësojmë shikimin. Asnjë standard që është i pa pranueshëm për Evropën nuk mund të jetë i pranueshëm për Shqipërinë. Korrupsioni siç luftohet në Gjermani do të luftohet edhe në Shqipëri. Opozita do ketë gjithmonë një shami në dorë për të pastruar sytë e turbulluar të eurodeputetëve”- tha Vasili.

Modifikuar më E Enjte, 28 February 2019 12:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...