Krushqit e Evropës ishin ata të gabuarit

E Enjte, 28 February 2019 12:31

Nga Ilir Nikolla

Ka një polemikë jorealiste dhe njëfarë zhgënjimi nga deklaratat e sotme të dërgatës së eurodeputetëve, të kryesuar nga njëfarë Kelam, por që violinën e parë e luante i shumënjohuri ndër ne këto vite Knut Flekenstein. E gjitha është një situatë e stisur për shkak se publiku shqiptar u kishte veshur eurodeputetëve petka diplomatike që s’i kanë. Në Shqipëri po vlon një përplasje e madhe civile, për shkak të refuzimit të Edi Ramës për të pranuar flagrancën e kapjes në vjedhje të votave në disa prej qarqeve kryesore të vendit. Tashmë zgjedhjet e 2017-s janë ekspozuar si një kufomë që po qelb dynjanë dhe çfarëdolloj këmbënguljeje për të ruajtur “status-quo”-në e pushtetit të Ramës veç sa e forcon kundërmimin dhe e bën në të ardhmen e afërt më të fortë pjesëmarrjen masive të shqiptarëve në pastrimin e “ajrit politik” të Tiranës.

Sa për kujtesën e publikut, dërgata e sotme e eurodeputetëve ishte për vizitë, sipas një kalendari të përcaktuar nëntorin e shkuar dhe kjo dërgatë është e njëjta që kishte marrë nën patronazh Shqipërinë këto 5 vitet e fundit, bash vitet kur Edi Rama arrestonte çdo vit 30 deri në 40 mijë bashkatdhetarë, vitet kur Shqipëria u shndërrua në një plantacion masiv kanabisi dhe ç’është më kryesorja, vitet kur denoncimet për shndërrimin e qeverisë së Tiranës në avanpost të interesave të krimit të organizuar u publikuan në mediat më të rëndësishme ndërkombëtare. Dhe kjo dërgatë s’pa asnjëherë asgjë që s’shkonte dhe tani, pasi ka plasur skandali i përgjimeve të Durrësit, ku flitet për shitblerjen e votave, ajo sërish s’sheh asgjë që s’shkon.

Kjo koherencë veç sa konfirmon denoncimet e herëpashershme të disa politikanëve dhe të shumë gazetarëve se reporterët e Shqipërisë ishin në njëfarë mënyre veç një zyrë shtesë “pi-ar”-i për kryeministrin Rama. Tashmë, kur edhe mandati i Parlamentit Evropian është në përfundim (meqë në maj, do të mbahen zgjedhjet e reja), mund të themi veç se dërgata e europarlamentarëve që erdhi në Shqipëri nuk ishte ajo që i duhej vendit. Kjo dërgatë krushqish s’mund të kandisin “një miqësi” të re, prandaj duhet ndalur rrebeshi i kritikave ndaj Knutit dhe të tjerëve. Ata ishin në Tiranë për të nderuar miqësinë e vjetër me Edi Ramën dhe në bazë të kësaj miqësie, u thanë edhe shprehjet jodiplomatike kundër opozitës.

Përballja me uzurpatorët në Shqipëri do të zgjidhet prej shqiptarëve, brenda nesh, dhe në ardhtë ndonjë dërgatë “krushqish” nga Perëndimi, ajo dërgatë s’do të ketë në përbërje asnjë prej eurodeputetëve që i bënë fresk Ramës për 5 vjet dhe në këndvështrimin tim, krushqit e pritshëm duhet të jenë krushq të ekzekutivëve evropianë, të disa prej qeverive sovrane të BE, dhe jo rrogëtarë të Strasburgut, që kanë afat maturimi si politikanë, saç ka një letër me vlerë me maturim 5-vjeçar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...