Basha u përgjigjet eurodeputetëve: Do ta pranonit për vendin tuaj, këtë që po ju kërkoni shqiptarëve?!

E Enjte, 28 February 2019 14:12

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat në Shkodër, ndërsa ka komentuar edhe deklaratat e delegacionit të PE se kriza politike mund të dëmtojë hapjen e negociatave dhe se djegia e mandatave nuk është rruga për zgjidhjen e problemeve.

NGA FJALA E BASHES PER MEDIAT

 

"Rruga është drejt Evropës është rruga e vetme që do ta çojë Shqipërinë drejt dinjitetit. Në këtë rrugëtim, është radha jonë të bëjmë një sakrificë. Ne e bëjme këtë sakrificë sepse ne luftojmë ëpr vlerat e Evropës, sepse është e domosdoshme për të zhbllokuar rrugën e Evropës nga pengesat që i janë vënë asaj në këto 5 vite e akoma më shumë në këto 2 vitet e fundit.

Rrugën drejt Europës e pengon korrupsioni dhe ortakllëku me krimin e organizuar. Të gjtihë në Shqipërinë e dinë dhe në Europë e kanë dëgjuar.

E vërteta dhe faktet na çojnë drejt Europës, nuk shkohet me hilera. Ne këtë rrugëtim e nisim me vlera dhe sakrifica e opozitës është për të kthyer demokracinë e vërtetë.

Pengesa kryesore për integrimin e vendit në Europë është “Shqipëria si Kolumbi”, vjedhja me qindra milionë milionë e taksave të shqiptarëve dhe derdhja në xhepat e oligarkëve, pengesa kryesore është qeveria e lidhur me krimin, pengesa kryesore janë zgjedhjet e vjedhura në bashkëpunim me krimin.

Kështu nuk shkohet në Europë. Në Europë shkohet me vlera, me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në cilin vend të Europës kapet qeveria duke vjedhur zgjedhjet dhe ikën populli në emigracioni?!

Ndaj rrugëtimi ynë është europian, duke zgjidhuar duart e drejtësisë dhe duke çuar para saj ata që kanë vjedhur zgjedhjet.

Jam me shumë besim dhe zemër të plotë si gjithmonë kur jam në Shkodër. Shkodranët do t’i prijnë edhe këtij rrugëtimi final, që do të ketë një përfundim, zgjedhje të reja dhe të ndershme.

Nuk ka parlament Republika e Shqipërisë, por një bandë që është faktuar në sytë e botës si produkt i Edi Ramës me krimin e organizuar. Një bandë që përfaqëson Niçet, Shullazët, Bajrët... Hapat e mëtejshëm të opozitës janë me qytetarët dhe për qytetarët.”

I pyetur nga mediat se si i komentote deklaratat e eurodeputetëve sot, Basha tha se kishte një pyetje:

“A do të pranoni për vendin tuaj, këtë që ju i kërkoni shqiptarëve të pranojnë?! ...Mos më kërkoni asgjë që nuk do të pranonit për popullin tuaj! Ne jemi të vendosur që përmes këtij rrugëtimi të sjellim vlerat europiane në Shqipëri.“/ar.sh

 
Modifikuar më E Enjte, 28 February 2019 14:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...