Basha nga Shkodra: Derën e integrimit e ka mbyllur krimi e korrupsioni

E Enjte, 28 February 2019 16:33

Pas takimit me simpatizantë në Shkodër, kreu i opozitës, Lulzim Basha ka bërë një shënim të shkurtër në faqen e tij në Facebook:

Nga Shkdra, Basha duke iu kërkuar shkodranëve mbështetje thotë se sakrifica jonë bëhet që t’i kthejmë vlerat europiane për shqiptarët.

Udhëtimi ynë drejt Europës, po mbush gati 3 dekada. Ju shkodranët jeni të parët që e nisët rrugën për ta bërë realitet këtë ëndërr shekullore për çdo shqiptar në vitin 1990.

Ne të gjithë e dimë se ky rrugëtim ka qenë i dhimbshëm dhe se ai kalon përmes sakrificash të mëdha! Por po ashtu ne jemi te bindur se vetëm ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurtë drejt mirëqenies për njerëzit!

Sakrifica jonë bëhet që ti kthejmë vlerat europiane për shqiptarët, që të hapim rrugën e integrimit drejt Europës. Sepse në Europë nuk shkohet me gënjeshtra! Në Europë shkohet kur e ndajmë të mirën nga e keqja, në Europë shkohet me vlera.

Derën e integrimit e ka mbyllur korrupsioni dhe krimi i lidhur me këtë qeveri hajdute!

Të gjithë brenda vendit e dinë këtë! Dhe të gjithë jashtë vendit po e dëgjojnë këtë!

Shqipëria si Kolumbia është pengesë për integrimin.

Krimi i lidhur me pushtetin është pengesë për integrimin.

Vjedhja marramendëse e lekëve të shqiptarëve është pengesë për integrimin.

Pandeshkueshmëria është pengesë për integrimin.

Vjedhja e votave me krimin e organizuar është pengesë për integrimin!

Beteja jonë është për një Shqipëri si gjithë Europa. Dhe në Europë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ikën qeveria, nuk ndëshkohet populli.

Derisa të fillojë ndëshkimi për hajdutët e votave dhe të parave te shqiptarëve, nuk mund të ketë normalitet, nuk mund të ketë integrim, dhe nuk mund të ketë të ardhme europiane për shqiptarët!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...