Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ktheu përgjigje kryeministrit Rama për ftesën e dialoguar artikuluar një ditë më parë nga Samiti i Diasporës. Basha u shpreh i qartë se i vetmi takim që ai do të zhvillojë është me popullin më 16 mars.
“Do t’i japim fund qeverisë së lidhur me krimin dhe do zgjedhim një qeveri të popullit. Takim i vetëm që do zhvilloj është ai me qindra mijëra shqiptarë më 16 mars”,- tha Basha.
Basha sqaroi se është e pamundur të dialogosh me qeverinë e të zgjedhurit e saj kur tha: |Me kë të dialogosh, me Rrahman Rrajën, Me Ergys Çyrben apo me Vangjush Dakon. Nuk është në lojë një përplasje mes dy forcave por fati i gjithë Shqipërisë. Qeveria është kapur në flargancë. A mund të vazhdohet me rrena se ja dhe pak do ta hapim derën e integrimit, kurë fare mirë dihet që atje s’shkon dot kur politikanët ndajnë çdo gjë me kriminelët. Vendi është në emergjencë kombëtare, ka nevojë për zgjidhje dhe për jo tango që mban në pushtet një qeveri të lidhur me krimin”,- tha Basha.