Përse Presidenti i Parlamentit Evropian thotë “Luftë civile në Shqipëri”?

Saturday, 02 Mars 2019 12:41

Antonio Tajan, Presidenti i Parlamentit Evropian bëri në OKB deklaratën e parë të një njeriu të rëndësishëm që vjen në një qartësim të situatën që po ndodh në Shqipëri, me qeverinë e kapur në blerje të votave dhe opozitës që sakrifikon mandatet e saj në shërbim të zgjedhjeve të lira.
Me shprehjen e rëndësishme “Kujdes me Ballkanin” dhe sidomos përmendje veçanërisht e Shqipërisë për situatën ku jemi, Tajan vë në dukje që faktori ndërkombëtar nuk është vegël e qeverisë.
Përveç optikës realiste të Gjermanisë, nga OKB-ja, Shqipërisë dhe politikës i vjen një optikë realiste nga presidenti PE ku e përkthen situatën si një përplasje civile.
Ky personazh i rëndësishëm e hedh indirekt fajin te qeveria sepse është kjo e fundit që fillimisht ka në dorë të shmangë kundërpërgjigjet e nivelit të luftës me dhunë dhe gaz helmues kundër një populli që ngrihet për të kërkuar të drejtën e votës dhe më pas ka në dorë të japë zgjidhjen duke zgjedhur të distancohet nga krimi dhe të provojë forcën në një proces të pa blerë, të pa shantazhuar votimi.
Tajan shpjegon për prestigjiozen DË se ka folur për situatën në Shqipëri: “sepse situata është shumë e vështirë. Është “luftë civile” midis qeverisë dhe opozitës. Kjo është shumë e rrezikshme për stabilitetin”. Kryetari i PE, thotë po ashtu se në Ballkan ”duhet të shohim çfarë investimesh vijnë nga jashtë rajonit. Aty bëhen investime me diferenca të ndryshme, jo vetëm evropiane por edhe ruse, arabe dhe turke. Kjo është lojë e vështirë”. Ai thotë se Evropa duhet të jetë aktive, por edhe e matur në Ballkan./ Redaksionale

Modifikuar më Saturday, 02 Mars 2019 12:43
Login to post comments