Dhjetëra qytetarë, mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike janë mbledhur përpara bashkisë së Maliqit. Protestuesit kanë bllokuar bulevardin kryesor të qytetit ndërkohë që një kordon policie është vendosur në hyrje të bashkisë. Pjesëmarrësit mbanin në duar pankarta dhe kanë hedhur parulla, “Rama ik”. Mes turmës ndodhet edhe ish-deputeti Ervin Salianji dhe Klevis Balliu. Më shumë se 1 orë bulevardi i qytetit është i bllokuar. Bashkia e Maliqit është sulmuar nga protestuesit me tymuese dhe lëndë plasëse. Thirrjet “Rama ik”, vijojnë të dëgjohen në rrugët e qytetit. Shqipëria jo e oligarkëve’ dhe ‘Qeveria të mbajë premtimet’.