Policia e Tiranës militante e Ramës, shpërndan postimet e PS

Diel, 03 Mars 2019 20:59

Partia Demokratike e cilëson Policinë e Shtetit si armë politike e  kryeministrit Edi Rama. Përmes një deklaratë PD, shprehet se faqja zyrtare në ‘Facebook’ e Drejtorisë së Policisë së Tiranës  ka bërë share fjalimin e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, në mbledhjen e Partisë Socialiste.

PD thekson se aktiviteti i Ministrit të Brendshëm i shpërndarë sot nga Policia është në shkelje flagrante të nenit 5 dhe 90 të ligjit

Deklarata e plotë e PD

Një fakt i ri sesi Policia e Shtetit është kthyer në Policinë Politike të Edi Ramës dhe, në mënyrë të paligjshme, përdoret kundër opozitës. Faqja zyrtare në Facebook e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka bërë share fjalimin politik kundër opozitës të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, në mbledhjen e Partisë Socialiste.

Neni 90 i Ligjit për Policinë e Shtetit (nr.108/2014) ndalon pjesëmarrjen në aktivitete politike, por në duart e Policisë Politike të Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt, ligji nuk ka vlerë. Aktiviteti partiak i Ministrit të Brendshëm shpërndahet nga Policia në shkelje flagrante të nenit 5 dhe 90 të ligjit.  Veprimi i paligjshëm prej militantesh partiakë nga Policia e Tiranës, është një provë tjetër se Edi Rama ka shkatërruar strukturën e Policisë së Shtetit dhe e ka shndërruar në një bandë militantësh partie.

Ishte Edi Rama ai që i bëri Policisë thirrjen e palogjshme në zgjedhjet e 2017-ës që, “pas punës të lënë uniformën dhe të mbledhin votat për PS”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...