Basha, mesazh të qartë Ramës: Ti e di që do të zbardhen 2 dosjet dhe ...

Hënë, 04 Mars 2019 15:11

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh live përmes mediave, kryeministrit Edi Rama sot dhe ka përforcuar se opozita dhe qytetarët e bashkuar do të vazhdojnë aksionin kundër qeverisë ilegjitime:

“Edi Rama! Dosja 339 është makthi yt! - tha Basha nga selia e PD. -  Ti e di fare mirë se përtej minutave që janë botuar nga Zëri i Amerikës dhe nga BIRN-i, çfarë përmban ajo dosje. Uroj ta dish se çfarë përmban dhe Dosja 184! Të dyja këto dosje do të zbardhen! Drejtësisë do t’i zgjidhen duart! Të gjithë politikanët e përfshirë me kokat e krimit të organizuar do të shkojnë para drejtësisë dhe shqiptarët do të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme."

Pyetje: Z. Basha, çfarë vendimi morët gjatë takimit me aleatët?

Basha: Siç e dini, këto janë orë dhe ditë intensive për opozitën. Dita ka filluar me takime me partnerët tanë ndërkombëtarë, që po ndihmojnë PD-në e janë të gatshëm ta shtrijnë këtë ndihmë edhe tek partitë e tjera të opozitës për përgatitjen e PD-së që të adoptojë sistemin perëndimor të primareve dhe zgjedhjeve të kandidatëve me sistemin një anëtar – një votë, që tani është edhe në statutin e PD-së.

Për dy ditët e ardhshme, partnerët ndërkombëtarë të Institutit Republikan Amerikan dhe më pas, partnerët e Partisë Konservatore Britanike, në bashkëpunim edhe me Fondacionin Konrad Adenauer të Partisë simotër Kristiandemokrate Gjermane, do të përfshihen në një asistencë të vazhdueshme ndaj PD-së që të nisë zbatimi i kushtetutës sonë, të PD-së, për përzgjedhjen e kandidatëve të ardhshëm për deputetë me pjesëmarrjen dhe përfshirjen e gjithë anëtarësisë së PD-së.    

Ky është një hap shumë i rëndësishëm sepse është pjesë e rrugëtimit të shpresës që kemi nisur bashkë me shqiptarët më 16 shkurt. 16 shkurti është mbi të gjitha një rrugëtim shprese, i cili do të mundë sistemin e frikës me të cilin Edi Rama ka sunduar vendin këto 5 vite e gjysëm. Dhunë, frikë, kërcënime e propagandë, përçarje dhe mashtrime: këto kanë qënë veglat e sundimit të Edi Ramës, por sot makineria e Edi Ramës është shkërrmoqur dhe këtë e shohim në vendimin absurd për të mbrojtur parlamentin ilegjitim nesër me një regjim ushtarak, ku policë dhe ushtarë që detyrohen të sillen si policë, duan t’i mohojnë qytetarëve të drejtën për të protestuar. E drejtë kushtetuese, e drejtë themore e qytetarëve.

Opozita dhe qytetarët e bashkuar do të vazhdojnë aksionin e përbashkët, kundër këtij parlamenti ilegjitim, kundër kësaj qeverie ilegjitime, e cila ëhstë kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar siç tregon Dosja 339!

Edi Rama! Dosja 339 është makthi yt!

Ti e di fare mirë se përtej minutave që janë botuar nga Zëri i Amerikës dhe nga BIRN-i, çfarë përmban ajo dosje. Uroj ta dish se çfarë përmban dhe Dosja 184!

Të dyja këto dosje do të zbardhen! Drejtësisë do t’i zgjidhen duart! Të gjithë politikanët e përfshirë me kokat e krimit të organizuar do të shkojnë para drejtësisë dhe shqiptarët do të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme.  Një Kuvend të zgjedhur nga ata dhe jo nga krimi. Një qeveri që jep llogari para këtij Kuvendi dhe para shqiptarëve, jo para kriminelëve dhe oligarkëve!"

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...