Paloka-Ramës: O idiot, ç’kërkon të bësh?

Hënë, 04 Mars 2019 17:28

Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, Policia e Shtetit ka marrë menjëherë masat për të mbrojtur godinën e Kuvendit nga sulmet e mundshme.

Për këtë ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili shpreh habinë ndaj veprimeve të qeverisë shqiptare për të mbuluar Kuvendin me tela me gjemba.

Ai sulmon shefin e qeverisë, ndërsa shprehet se nuk mund të mbrohet karrigia e kryeministrit me forma dhe veprime të tilla. Paloka mes tjerash i kërkon shpjegime Ramës për mesazhin e një fotoje, të cilën shefi i ekzekutivit e publikoi të shtunën në mbrëmje ku shfaqej i ulur në një karrige tek pallati i Operas dhe Baletit me vështrim nga sheshi “Skënderbej”.

“O idiot, çfarë kërkon të bësh, do e mbushësh Tiranën me rrethime me tela ?! Tiranën nuk mund ta kthesh në West Bank o deficent ku ndahen territoret me tela me gjemba.

Kështu shpreson me të vërtetë të mbash karrigen?!! Kështu do ta ndalosh urrejtjen që kanë për ty?Ku shkoi “mesazhi” i asaj fotos që kishe bërë në mes të Tiranes “ i qetë” dhe ”i vetëm” në stol…?”, shkruan Paloka.

Login to post comments