Ilir Meta për situatën politike: Jemi në kushtet e një krize politike, sociale, institucionale

Hënë, 04 Mars 2019 17:40

Presidenti Ilir Meta ripërsërit thirrjen për gjetjen e një zgjidhjeje politike për të kaluar situatën në të cilën ndodhet vendi. Pyetjes së gazetarëve në konferencën për mediat me homologun slloven, Meta tha se partitë politike duhet të bëjnë hapa pas për ti dhënë mundësi vendit për të përfituar nga mundësia për çeljen e negociatave.

“Jemi në kushtet e një krize politike, sociale, institucionale që mund të ishte shmangur. Në vijim edhe të thirrjeve të mëparshme që palët të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë me përgjegjshmëri për të vendosur normalitetin kushtetues, duhet të vihen në plan të parë interesat kombëtare. Jemi përpara mundësisë për çeljen e  negociatave dhe duhet të na shtyjë për të gjetur zgjidhje të kësaj situate” u shpreh Meta.

Modifikuar më Hënë, 04 Mars 2019 18:49
Login to post comments